Lidhje

Assad: Nuk ka bashkëpunim Siri-SHBA


Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se qeveria e tij ka informacione rreth sulmeve ajrore amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri por theksoi se nuk ka asnjë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me SHBA.

Zoti Assad i tha rrjetit BBC në Damask se ka patur shkëmbime mesazhesh përmes një pale të tretë si Iraku, por se ato nuk përfshijnë informacione të nivelit taktik.

Ai tha se Siria nuk do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria siriane prej kohe i ka cilësuar focat kundërshtare të zotit Assad si terroristë së bashku me grupet si Shteti Islamik dhe Fronti Nusra të lidhur me al-Kaidën. Presidenti Assad tha se shumica e vendeve në koalicion mbështesin terrorizmin.

XS
SM
MD
LG