Lidhje

Përmbytjet, 750 mijë dollarë nga SHBA


Ambasada amerikane në Tiranë ofron ndihmën ndaj zonave dhe fermerëve të prekur në jug të Shqipërisë

Ambasada amerikane njoftoi sot se do të ofrojë, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) 750 mijë dollarë si ndihmë teknike dhe financiare për të prekurit nga përmbtjet e javës së shkuar në jug të vendit

Ndihma jepet pas kërkesës së bërë nga autoritetet shqiptare. Sipas njoftimit të ambasadës, USAID-i “do të punojë ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat joqeveritare shqiptare në përpjekjet e kapërcimit të situatës dhe do të mbështesë fermerët e prekur në industritë e frutave dhe ullinjve, si dhe ata që kanë humbur sera dhe bagëti nga ujrat e përmbytjeve”.

Ambasada shprehet se shpreson “që këto ndihma do të mund të ofrojnë njëfarë mbështetjeje të shpejtë për familjet dhe do të ndihmojnë për restaurimin e disa prej zonave të prekura bujqësore”.

Një ditë më parë edhe Komisioni europian njoftoi se kishte aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile për të ofruar ndihma humanitare për zonat e prekura nga përmbytjet. Disa shtete anëtare, mes të cilave Austria dhe Sllovakia i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Shqipërinë dhe kanë ofruar shtretër, tenda, mbulesa, gjeneratorë dhe pompa.

XS
SM
MD
LG