Lidhje

Vrasjet në Universitetin e Karolinës së Veriut


Three Killed North Carolina
Three Killed North Carolina

Byroja Federale e Hetimeve, FBI do të hapë një proces hetimor paraprak lidhur me vrasjen e tre studentëve të Universitetit të Karolinës së Veriut.

Viktimat, të tre të rinj myslimanë, u vranë në një akt që thuhet se u shkaktua nga një mosmarrëveshje për parkimin.

Familjet e tre studentëve të vrarë thonë se ata ishin viktimë e një akti urrjetjeje të motivuar nga feja e tyre. Për momentin FBI-ja do të ndihmojë autoritetet shtetërore në Karolinën e Veriut për të mbledhur prova, por do të fillojë edhe një proces paraprak për të parë nëse janë thyer ligje federale.

Incidenti ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare. Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan kritikoi dje Presidentin Obama për heshtjen lidhur me këto vrasje.

XS
SM
MD
LG