Lidhje

Novacioni në Rusi


Russian Prime Minister Dimitry Medvedev (C) takes part in a conference for startups and investors at the Skolkovo Innovation Center just outside Moscow, May 28, 2013.

Russian Prime Minister Dimitry Medvedev (C) takes part in a conference for startups and investors at the Skolkovo Innovation Center just outside Moscow, May 28, 2013.

Për vite me radhë, ekonomistët rusë kanë theksuar nevojën e diversifikimit të ekonomisë që bazohej në eksportin e energjisë ruse për të absorbuar më mirë tronditjet si këto të tanishmet me rënien e çmimit botëror të naftës dhe vendosjen e sanksioneve të perëndimit. Por thirrjet për diversifikim nuk kanë patur sukses. Një projekt që synon nxitjen e novacionit dhe sipërmarrjes në Rusi është Instituti Skolkovo për Shkencën dhe Teknologjinë i cili është partner me Institutin e Teknologjisë Masaçuset këtu në Shtetet e Bashkuara. Por siç njofton nga Moska korrespondenti Daniel Schearf, problemet ekonomike dhe politike që e shtyjnë Rusinë në recesion po pengojnë edhe këtë projekt.

Instituti Skolkovo për Shkencën dhe Teknologjinë në Rusi, Skoltech do të diplomojë klasën e tij të parë të studentëve këtë vit, megjithëse nuk ka akoma një kampus.

Kur të përfundojë muajt e ardhshëm, Skoltech shpreson të shërbejë si qendër për krijimin e udhëheqësve globalë të novacionit dhe teknologjisë së re.

Por studentët përballen me një Rusi që po shkon drejt recesionit dhe me më pak investitorë perendimorë që i mbështesin ata, thotë Ilia Dubinsky që drejton Qendrën për Sipërmarrje dhe Novacion.

“Me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të botës, është bërë më e vështirë të gjesh investitorë, pasi ata shkojnë aty ku është kapitali. Dhe kapitali për projekte të rrezikshme nuk është shumë i gatshmë më në Rusi. Kështu që ata shohin jashtë saj. Ata po i çojnë kompanitë e tyre aty ku është tregu apo paratë.”

Dubinsky thotë se disa kompani të huaja që këshillojnë studentët në Skoltech nuk e bëjnë më këtë pasi biznesi i tyre në Rusi është tani i kufizuar.

Dmitry Smirnov ka shpikur një motor termal efiçent, por thotë se gjetja e mbështetjes financiare nuk është e lehtë.

“Në Rusi nuk ka shumë fonde që specializohen në industry që kërkojnë kapital intensive. Shumica e fondeve vijnë nga jashtë. Dhe tani ata i kanë tërhequr asetet e tyre nga Rusia.”

Kate Kotenko Lengold ishte në gjendje të tërhiqte para nga investitorët ruse për “ImageAiry,” një treg online që ajo zhvilloi për të shitur satellite dhe imazhe të mara nga ajri. Ajo e mori këtë ide kur studioj në Instituti e Teknologjisë në Masaçjusets, që është partnerë me Skoltech.

Kisha dy diploma në Rusi që më dhanë baza të forta. Por është e rëndësishme ta aplikosh këtë njohuri në jetën reali. Dhe MIT në fakt më mësoi si ta realizoj këtë.”

Insitituti kërkimor është pjesë e parkut teknologjik Skolkovo, i krijuar me iniciativë të kryeministrit Dmitry Medvedev kur ai ishte president i Rusisë. Qeveria ruse premtoi gati 5 miliardë dollarë për të ndërtuar Skolkovon, por shumë janë të shqetësuar se financimi i tij do të ndërpritet ndërsa autoritetet përqëndrohen në ndihmën ndaj bankave shtetërore dhe ekonomisë.

Megjithatë, qeveria vazhdon të përkrah Skoltech-un, thotë Dubinsky, që studion në Rusi dhe Perëndim dhe mbetet optimist.

“Kur u ktheva në Rusi, shumica e studentëve, edhe nga universitetet më të mira teknike, donin të punonin ose për administratën e presidentit ose për banka të mëdha apo kompani të naftës. Tani, në se flet me të njëjtën studentë gati gjysma e tyre do të thonë se duan të bëjnë diçka në teknologji dhe një e treta e tyre thonë se duan të krijojnë kompanitë e tyre. Pra ka ndryshim të jashtëzakonshëm vetëm në pak vite.”

Por përpjekjet e modernizimit sapo kanë filluar dhe Rusia është aq e madhe thotë Dubinsky, saqë edhe pasi ekonomia të mëkëmbet do të duhen vite, në mos dekada për të zhvilluar një kulturë novacioni dhe sipërmarrje.

XS
SM
MD
LG