Lidhje

Takim i nivelit të lartë për luftën kundër ekstremizmit


White House Fighting Extremism

White House Fighting Extremism

Presidenti Barak Obama pritet të flasë sot në një takim të nivelit të lartë për luftën kundër ekstremizmit. Në takimin që filloi dje, po diskutohet mbi përpjekjet për të parandaluar radikalizimin e ekstremistëve të dhunshëm dhe mbështetësit e tyre, për të mos lejuar që ata të rekrutojnë elementë ose grupe, të cilët mund të ndërmarrin akte dhune brenda apo jashtë SHBA.

Takimin në Shtëpinë e Bardhë e hapi nënpresidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se kjo luftë duhet të jetë më e gjerë se sa thjesht përdorimi i forcës ushtarake.

"Shoqëritë duhet të ofrojnë një alternativë pozitive per komunitetet e imigrantëve, të ofrojnë mundësi dhe t'i bëjnë këta njerëz të ndihen se i përkasin asaj shoqërie. Kjo diskrediton përpjekjet e terroristëve për të ngjallur frikë, izolim, urrejtje dhe fyerje. Ne duhet gjithashtu të bashkëpunojmë me bashkësitë fetare, ato të biznesit dhe qytetare. Ne kemi mbledhur këtu të gjithë ata njerëz, udhëheqës fetarë, komunitetin e biznesit, udhëheqës civilë, me një qëllim në mendje: si t'i kundërvihemi joshjes drejt radikalizimit."

Bashkë me nënpresidentin, në takimin e Shtëpisë së Bardhë kishin ardhur edhe udhëheqës nga Bostoni, Los Angelesi dhe Mineapolisi, tre qytete të mëdha amerikane me popullsi të konsiderueshme imigrantësh.

Programet për afrimin e të rinjve në këto qytete kanë qenë të suksesshme për integrimin e imigrantëve të rinj në shoqëri, që ata të mos ndihen të veçuar e të zemëruar dhe për të mos u shfytëzuar si terroristë të mundshëm.

Zoti Biden tha se beson që Shtetet e Bashkuara kanë shumë më tepër përvojë në integrimin e të rinjve të pakicave në shoqëri se sa vendet evropiane.

Në takimin mbi ekstremizmin marrin pjesë zyrtarët nga 60 vende. Mes tyre janë edhe ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG