Lidhje

Borxhi grek


Kryeministri grek Alexis Tsipras tha sot se negociatat e Greqisë me Eurozonën ndodhen një një pikë kritike. Gjatë një takimi me presidentin Karolos Papulias në Pallatin Presidencial në Athinë, zoti Tsipras tha se Greqia i ka paraqitur tashmë propozimet e saj dhe se kërkesat për t’u dhënë fund masave shtrënguese po gjejnë mbështetje te udhëheqës të tjerë të huaj.

Një zyrtar i qeverisë tha sot se Greqia do t’i kërkojë Eurozonës shtyrjen e “marrëveshjes së borxhit” prej më tepër se 270 miliardë dollarësh deri 6 muaj, por Gjermania, kredidhënësja më e madhe në BE, thotë se nuk ka patur një ofertë të tillë dhe se Athina duhet të zbatojë klauzolat e paketës ekzistuese financiare ndërkombëtare.

Ministri gjerman Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se shtyrja e afatit duk do të kërkohej, pa zbatimin e reformave të premtuara nga qeveria greke.

Propozimi i paraqitur është një përpjekje e qeverisë së majtë të zotit Tsipras për të siguruar një periudhë kalimtare lehtësimi, ndërsa përpiqet të shmangë masat e ashpra që përmban paketa e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew, bisedoi sot në telefon me Ministrin grek të Financave Yanis Varoufakis dhe i bëri atij thirrje të përpiqet për një kompromis për shtyrjen e afatit të paketës së ndihmave, përtej fundit të muajit. Zoti Lew i bëri thirrje Greqisë të gjejë një rrugë konstruktive drejt partneritetit me Evropën dhe FMN-në, për të vazhduar më tej përpjekjet e nisura për rritje ekonomike dhe reforma.

Zoti Lew i tha zotit Varoufakis se ai gjithashtu do t’i kërkojë kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë të arrijnë një marrëveshje.

XS
SM
MD
LG