Lidhje

Masa dënimi për të akuzuarit e vjedhjes në Bankën Qëndrore


Në Shqipëri gjykata e Tiranës dha sot masat e dënimit për 10 nga të akuzuarit për skandalin e vjedhjes së afër 7.2 milion dollarë në Bankën Qëndrore

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë, “me veprimet dhe mosveprimet e tyre krijuan kushtete për realizimn e vjedhjes”. Për të 10 ata, gjykata zbatoi uljen e një të tretës së dënimit, duke qenë se të gjithë kishin pranuar një process të shkurtuar gjyqësor. Dënimet e sotme shkojnë nga 8 deri 19 muaj burgim, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar për secilin nga 5 deri 6 vjet burgim. Njëri prej të akuzuarve, pavarësisht dënmimit u la i lirë për arsye shëndetësore.

Një tjetër process i ndarë vazhdon për një nga punonjësit e thesarit, ndërsa që një proces i tretë po zhvillohet ndaj ish kryeinspektores së përgjithshme të Bankës Elivar Golemi dhe dy punonjësve të tjerë. I akuzuari për vjedhjen e Bankës, Ardian Bitraj si dhe i afërmi i tij Klevis Bejtja, së bashku me punonjësen Mimoza Bruzia, janë pjesë e një tjetër procesi, ndërkohë që për ish guvernatorin Ardian Fullani, prokuroria nuk ka përfunduar ende hetimet

Trego komentet

XS
SM
MD
LG