Lidhje

Shtyhet për katër muaj programi i ndihmave për Greqinë


Ministrat e financave të BE-së arritën një marrëveshje që të shtyhet për katër muaj programi i ndihmave për Greqinë, për t'i lënë kohë Athinës të negociojë borxhin afatgjatë që i ka kreditorëve.

Zyrtarët e Eurozonës morën vendimin që të hënën Greqia t'i dorëzojë një letër Eurogrupit prej 19 anëtarësh, duke i dhënë kështu fund disa javë pasigurie.

Gjermania, kreditori kryesor europian, ka thënë vazhdimisht se çdo shtyrje e afatit për ndihmat, është e lidhur ngushtë me reformat për të cilat ka rënë dakord të kryejë qeveria e mëparshme greke.

Qeveria e majtë greke nuk e kishte pranuar këtë mundësi, duke argumentuar se kushtet që lidhen me paketën e ndihmave e kanë zhytur vendin në varfëri.

Në se nuk do të ishte arritur marrëveshja e sotme nga minsitrat e financave të Eurozonës, Greqia rrezikonte falimentimin dhe largimin nga grupi.

XS
SM
MD
LG