Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë


Franca dhe Gjermania kanë bërë përsëri thirrje për armëpushim në Ukrainën lindore, si dhe tërheqjen e armatimeve të rënda prej andej.

Në një konferencë shtypi që dhanë sot në Paris, presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se mund të vendosen sanksione, në se marrëveshjet e Minsk-ut për stabilizimin e Ukrainës nuk janë zbatuar plotësisht dhe në e armëpushimi nuk respektohet.

“Çdo vend që nuk respekton marrëveshjet e Minskut kërcënohet nga sanksionet”, - tha zoti Hollande.

Dy kryetarët e shteteve dhe udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë i nënshkruan marrëveshjet më 12 shkurt, për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Ukrainën lindore, duke filluar me një armëpushim të qëndrueshëm.

Armëpushimi hyri në fuqi 5 ditë më parë, por ai është shkelur; të dyja palët fajësojnë njëra tjetërn, por Ukraina thotë se rebelët e kanë shkelur armëpushimin 50 herë. Forcat rebele e mohojnë këtë dhe thonë se trupat ukrainase e kanë shkelur armëpushimin 20 herë në 24 orët e fundit.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase thotë se separatistët pro-rusë qëlluan në drejtim të pozicioneve ukrainase gjatë natës, edhe pse 5 ditë më parë ka hyrë në fuqi marrëveshja për ndalimin e luftimeve.

Zëdhënësi tha sot se rebelët i kanë përqëndruar sulmet në afërsi të Donetsk-ut, duke bombarduar një fshat në perëndim të vendit. Ai tha po ashtu se një fshat pranë qytetit port Mariupol u godit me artileri dhe predha gjatë natës.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se Rusia po vazhdon të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë, përfshirë tanke, në drejtim të Novoa-zovsk-ut, një qytet nën kontrollin e rebelëve pranë Mariupolit.

XS
SM
MD
LG