Lidhje

Irakianët plane për të rimarrë Mosulin


Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan thotë se luftëtarët irakianë dhe kurdë kanë në plan të fillojnë një operacion në prill ose në maj, për të rimarrë kontrollin e qytetit të Mosulit nga Shteti Islamik.

Koalicioni nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara ka kryer paraprakisht sulme ajrore ndaj linjave të furnizimit të grupit terrorist.

Ektremistët e Shtetit Islamik e morën kontrollin e Mosulit qershorin e kaluar. Iraku e konsideron rimarrjen e kontrolli të qytetit një mission madhor.

SHBA po ashtu kanë në plan të stërvisin dhe t’i japin ndihma ushtarake forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG