Lidhje

Greqi: Reforma për menaxhimin e borxhit


Zyrtarët grekë punuan sot për përfundimin e propozimeve të reformës ekonomike, që sipas planit, duhet t’ja dorëzonin sot deri në fund të ditës kreditorëve evropianë, si pjesë e një marrëveshjeje për ta shtyrë me katër muaj afatin e ndihmës për Athinën. Por ata thanë se do ta dorëzojnë të martën në mëngjes paketën e propozuar.

Javën e kaluar, ministrat e financave të BE-së i caktuan Greqisë si afat ditën e hënë për të paraqitur propozimet, që do t’i bindnin kreditorët e vendit ta shtynin afatin e ndihmës. Ministrat e financave të 19 vendeve të Eurozonës kanë në plan ta shqyrtojnë nesër planin grek.

Propozimet synojnë rigjallërimin e ekonomisë greke në krizë dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, në këmbim të rinovimit të marrëveshjes së huasë prej $271 miliardë dollarësh që sipas planit, duhej të skadonte këtë javë.

XS
SM
MD
LG