Lidhje

Nafta dhe shkurtimet e vendeve të punës


Ulja e thellë e çmimit botëror të naftës kanë efekte si pozitive edhe negative për ekonominë amerikane në disa pjesë të vendit. Çmimet më të ulëta të benzinës po ndihmojnë buxhetet familjare, por ato kanë prekur mijëra punonjës të kompanive të naftës që po pushohen nga puna.

Kompania Baker-Hughes e shërbimeve të naftës po pushon 7,000 punonjës, pothuajse një e dhjeta e forces së saj punëtore. Baker-Hughes ndihmon kompanitë e naftës të gjejnë dhe të nxjerrin naftë, dhe çmimet e ulta nënkuptojnë se ka më pak stimul për shpime të reja.

Lajmi pason njoftimet e mëparshme se kompania më e madhe e shërbimeve të naftës, Schlumberger pushoi nga puna 9,000 vetë.

Ekspertë të energjisë, si Michael Lynch mendojnë se ndustria e naftë është e varur shumë nga ciklet e rritjes së çmimeve, nga shpimet, dhe nga kërkesa, të cilat pasohen nga ulja e çmimeve dhe pushimet nga puna.

"Nuk besoj se çmimet e naftës do të rriten shpejt dhe mendoj se industria do të shpenzojë më pak para pasi ka shumë më pak të ardhura. "

Zoti Lynch thotë se çmimet e naftë, tani rreth 46 dollarë për fuçi, mund të rriten pak por nuk ka të ngjarë të shkojnë aty ku ishin – mbi 100 dollarë për fuçi, në një të ardhme të afërt.

Ai thotë se kjo rënie nuk do ta dëmtojë shtetin e Teksasit, që varet shumë nga nafta po aq sa rëniet e mëparshme në vitet ’80 pasi ekonomia është tani më e diversifikuar. Por ai shton se zonat e reja të naftës si Dakota e Veriut mund të mos jenë kështu.

Ndërsa punonjësit e naftës përballen me probleme... Presidenti Obama përdori fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit për të theksuar përfitimet e shumicës së familjeve amerikane nga ulja me më shumë se përgjysmë e çmimit të naftës.

"Falë çmimeve të ulta të naftës dhe standarteve më të larta të karburantit, familjet tipike amerikane do të kursejnë gati 750 dollarë në vit."

Ekonomistët thonë se rënia e çmimeve të benzinës nënkupton se paratë që dikur shkonin për energji tani mund të përdoren për të blerë gjëra të tjera. Kjo shton kërkesën për mallra konsumi dhe ndihmon rritjen ekonomike.

XS
SM
MD
LG