Lidhje

Konflikti në Ukrainë


Ushtria e Ukrainës thotë se nuk mund të fillojë tërheqjen e armatimeve të rënda nga pjesa lindore e vendit, siç kërkon marrëveshja e armëpushimit, për shkak se rebelët pro-rusë po i vazhdojnë sulmet.

Dje të dyja palët ranë dakord t’i tërheqin armatimet e rënda nga vija e parë e luftimeve, një shenjë kjo pozitive për zbatimin e planit të armëpushimit, që është shkelur vazhdimisht.

Zyrtarët ushtarakë thanë se rebelët ranë dakord ta përfundojnë tërheqjen në dy javët e ardhshme, ndërsa media njoftoi se tërheqja mund të fillonte që dje.

XS
SM
MD
LG