Lidhje

Programi bërthamor i Iranit


SHBA dhe Irani njoftuan se kanë arritur “një farë përparimi” në bisedimet e sotme në Gjenevë lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Të dyja palët e përshkruan ditën e dytë të bisedimeve mes Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, si “serioz, të vlefshëm dhe konstruktiv”. Por zoti Zarif i tha agjencisë iraniane të lajmeve se “mbetet një rrugë e gjatë përpara për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.”

Një zyrtar i lartë i Deparatmentit të Shtetit tha se të dyja palët i sqaruan çështjet që mbeten të zgjidhen, por mbetet edhe të shihet, “në se ata do të arrijnë marrëveshje.”

Të dyja palët kanë caktuar si afat 24 marsin për arritjen e projekt-marrëveshjes dhe 1 korrikun për marrëveshjen përfundimtare. Synimi është të ketë garanci, që programi bërthamor i Iranit do të jetë paqësor. Në shkëmbim, sanksionet ekonomike ndaj këtij vendi do të hiqeshin.

Raundi tjetër i bisedimeve është caktuar e hëna e ardhshme.

XS
SM
MD
LG