Lidhje

Hapja e dosjeve në Shqipëri


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani tha sot se parlamenti duhet të hartojë një ligj të plotë për hapjen e dosjeve të ish shërbimeve sekrete të komunizmit, si dhe për procesin e lustracionit.

Presidenti Nishani i bëri këto komente gjatë një konference shtypi, në të cilën ai paralajmëroi zhvillimin e një sërë aktiviteteve shtetërore për të kujtuar përvjetorin e rënies së regjimit komunist në dhjetorin e vitit 1990. Çështja e dosjeve zvarritet prej vitesh në Shqipëri dhe është shoqëruar me debate e polemika të shumta. Nëntorin e kaluar, shoqëria civile, së bashku me grupe të ish të përndjekurve politikë dhe përfaqësuesë të lëvizjes së Dhjetorit '90, propozuan një ligj, i cili ju dorëzua parlamentit nga dy deputetë të djathtë. Ndërkohë që nga ana e qeverisë është hartuar një tjetër propozim, por i cili nuk parashikon lustracionin.

XS
SM
MD
LG