Lidhje

Buxheti dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare


Presidenti Barack Obama thotë se një mbyllje e pjesëshme e Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë tek ekonomia , si dhe tek siguria kombëtare.

Duke folur sot me guvernatorët e shteteve të ndryshme amerikane në një takim në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se një mbyllje e pjesëshme e agjencisë, do të thoshte që mbi 100 mijë patrullues të kufirit, agjentë për inspektimin e porteve dhe të sigurisë së aeroporteve, do të mbeteshin pa punë.

Në se nuk miratohet buxheti prej 40 miliardë dollarësh i agjencisë, shumica e 230 mijë punonjësve të agjencisë do të vazhdojnë punën, por nuk do të pagoheshin, në se Kongresi nuk autorizon financimin.

Në Nëntor, Presidenti Obama i bëri ndryshime madhore rregullave të imigracionit, përmes urdhërit ekzekutiv. Republikanët, të cilët thonë se Presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij, po e bllokojnë financimin për agjencinë, me kushtin që demokratët ta anulojnë urdhërin ekzekutiv për imigracionin.

XS
SM
MD
LG