Lidhje

Uashingtoni kërkon që ISIS të lirojë pengjet siriane


Shtetet e Bashkuara kërkuan të martën që militantët e Shtetit Islamik të lirojnë një grup prej më shumë se 90 të krishterësh të rrëmbyer gjatë një bastisje në verilindje të Sirisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, i dënoi sulmet dhe tha se militantët duhet të lirojnë të gjithë civilët.

Kohët e fundit vënia nën shënjestër e pakicave fetare nga organizata Shteti Islamik, është një provë e mëtejshme e trajtimit ç’njerëzor të të gjithë atyre që nuk pajtohen me synimet përçarëse dhe besimet toksike, tha zëdhënësja. ISIL vazhdon të sjellë fatkeqësi ndaj të pafajshmëve të të gjitha besimeve, ndërsa shumica e viktimave kanë qënë myslimanët. Zëdhënësja Psaki po ashtu theksoi vazhdimin e dhunës nga forcat siriane, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për gjetjen e një zgjidhje politike për luftën civile thuajse tre vjeçare në atë vend që ka lënë më shumë se 200 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG