Lidhje

Rrezikohet mbyllja e pjesëshme e Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Obama Governors

Obama Governors

Ligjvënësit amerikanë janë përfshirë në një tjetër përballje politike. Kësaj radhe lidhur me buxhetin prej 40 miliardë dollarësh për Departamentitn e Sigurisë Kombëtare. Ligjvenësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë lidhur miratimin e buxhetit për këtë departament me një projekt-ligj që synon të bllokojë urdhërin ekzekutiv të presidentit Obama për shtyrjen e deportimit të një kategorie imigrantësh pa dokumente. Shtyrja e deportimit mbështetet nga demokratët.

T I M E :

TEXT: Kërcënimet e reja terroriste ndaj qendrave tregtare në Perëndim nga grupi me bazë në Siri al-Shabab, po shtojnë nevojën që Kongresi të miratojë buxhetin për Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Demokratët në Senat e kanë bllokuar shqyrtimin e variantit të ligjit të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell tani po ofron dy projekt-ligje të ndryshme, një për buxhetin e departamentit dhe një tjetër për bllokimin e urdhërit të presidentit.

“Për aq kohë që demokratët na pengojnë për të debatuar buxhetin, jam i gatshëm të provoj një tjetër mënyrë. Shpresoj që demokratët të tregojnë të njëjtin fleksibilitet.”

Por, demokratët në Senat thonë se duan të sigurohen që edhe Dhoma e Përfaqësuesve do të miratojë një projektligj të veçantë. Harry Reid është udhëheqës i pakicës në Senat.

Duam ta debatojnë çështjen e imigracionit. Por këtë nuk mund ta bëjmë këtë derisa të miratojmë buxhetin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.”

Presidenti Obama e paralajmëroi Kongresin se ç’do të ndodhë në rast dështimi.

“Një javë nga sot, më shumë se 100 mijë punonjës të Departamentit të Sigurisë Kombëtare-roje të kufirit, inspektorë të porteve, agjentë të aeroporteve, do të shkojnë në punë pa u paguar.”

Në aeroportin e Uashingtonit, pasagjerja Tami Korum nuk mund të besonte se Kongresi mund të vepronte kështu.

“Padyshim që kemi nevojë për departamentin. Ata kanë nevojë të paguhen. Është një çmenduri, qesharake.”

Pasagjeri David Bates:

“Në një kohe kur kemi kërcënime kundër vendit tonë, nuk është koha për lojra politike.”

Një boshllëk buxhetor do të ketë pasoja afat-gjata dhe afat-shkurtëra, thotë analistit Lawrence Korb me Qendrën për Progresin Amerikan.

“Në planin afat-gjatë, nuk do të ketë njerëz që të duan të punësohen atje, sepse nëse kërkon që ata të vijnë në punë, të kryejnë një detyrë shumë të rendësishme, që është më e rendësishme se asnjëherë më parë, për shkak të grupit ISIL në Lindjen e Mesme, përse do të duan të punësohen ?”

Por disa ligjvënës republikanë, përfshi ligjvenësin Mick Mulvaney, thonë se bllokimi pjesëshëm i Departamentit të Sigurisë, ja vlen për të anuluar urdhërin ekzekutiv të presidentit.

“Është pozitë e pakëndëshme të detyrohesh të zgjedhësh mes sigurisë së kufirit dhe kushtetutës. Por këtu qendron problemi.”

Buxheti aktual i Departamentit të Sigurisë Kombëtare skadon të premten, ndaj ligjvënësit i presin ditë dhe netë të gjata.

Ligjvënësit amerikanë janë përfshirë në një tjetër përballje politike. Kësaj radhe lidhur me buxhetin prej 40 miliardë dollarësh për Departamentitn e Sigurisë Kombëtare. Ligjvenësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë lidhur miratimin e buxhetit për këtë departament me një projekt-ligj që synon të bllokojë urdhërin ekzekutiv të presidentit Obama për shtyrjen e deportimit të një kategorie imigrantësh pa dokumente. Shtyrja e deportimit mbështetet nga demokratët.

Kërcënimet e reja terroriste ndaj qendrave tregtare në Perëndim nga grupi me bazë në Siri al-Shabab, po shtojnë nevojën që Kongresi të miratojë buxhetin për Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Demokratët në Senat e kanë bllokuar shqyrtimin e variantit të ligjit të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell tani po ofron dy projekt-ligje të ndryshme, një për buxhetin e departamentit dhe një tjetër për bllokimin e urdhërit të presidentit.

“Për aq kohë që demokratët na pengojnë për të debatuar buxhetin, jam i gatshëm të provoj një tjetër mënyrë. Shpresoj që demokratët të tregojnë të njëjtin fleksibilitet.”

Por, demokratët në Senat thonë se duan të sigurohen që edhe Dhoma e Përfaqësuesve do të miratojë një projektligj të veçantë. Harry Reid është udhëheqës i pakicës në Senat.

“Duam ta debatojnë çështjen e imigracionit. Por këtë nuk mund ta bëjmë këtë derisa të miratojmë buxhetin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.”

XS
SM
MD
LG