Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Izrael


Obama National Security Strategy

Obama National Security Strategy

Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare e Presidentit Barack Obama kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të folur para Kongresit Amerikan lidhur me bisedimet nën drejtimin e SHBA për programin bërthamor të Iranit.

Zoti Netanyahu pranoi ftesën e Kryetarit të Dhomës së Përfaqëseusve

John Boehner, për të folur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 3 mars, dy javë para zgjedhjeve parlamentare të Izraelit.

Në një intervistë që i dha dje gazetarit Charlie Rose, Susan Rice tha se vendimi i zotit Netanyahu “ka injektuar në një fare mase ndjenjën e ndarjeve partiake” tek marrëdhëniet dy-palëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Zonja Rice tha se vendimi i zotit Netanyahu jo vetëm që është për të ardhur keq, por ai është “desktruktiv për marrëdhënien” mes të dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë është zemëruar me ftesën që i ofroi zoti Boehner udhëheqësit izraelit, pa informuar më parë zyrtarët e administratës Obama. Presidenti Obama ka thënë se ai nuk do ta takojë zotin Netanyahu gjatë vizitës së tij, me qëllim që të shmangë ndonjë perceptim që mund të krijohet se ai po përpiqet të ndikojë tek zgjedhjet e Izraelit.

XS
SM
MD
LG