Lidhje

Rusia reagon ndaj kërcënimeve për sanksione


Rusia po paralajmëron vendet perëndimore kundër vënies së sanksioneve të tjera ndaj Moskës, duke thënë se kërcënime të tilla tregojnë se Perëndimi është kundër zbatimit të marrëveshjes për Ukrainën lindore.

Si Shtetet e Bashkuara edhe disa udhëheqës në Evropë kanë kërcënuar vënien e sanksioneve më të forta kundër Moskës nëse nuk ndalon mbështetjen për seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sot, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i quajti këto kërcënime si një përpjekje për të “tërhequr vëmendjen” nga nevoja për zbatimin e kushteve të armëpushimit, i cili sapo ka filluar të zbatohet.

“Pas këtyre thirrjeve fshihet mungesa e dëshirës së këtyre vendeve, organizatave, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, për të zbatuar kushtet e arritura në marrëveshjen e Minskut”, tha ministri Lavrov në një konferencë për shtyp.

Ushtria ukrainase ka njoftuar për pakësimin e sulmeve nga ana e rebelëve gjatë tre ditëve të fundit, por sot paralajmëroi përsëri se seperatistët vazhdojnë të godasin objektiva qeveritare, përfshi rrethinat e qytetit portual Mariupol.

XS
SM
MD
LG