Lidhje

Gjykata pezullon testimin e infermierëve


Testimi i mjekëve dhe infermierëve u pezullua dje nga gjykata e Apelit administrativ, ndërsa sot qeveria dhe opozita shkëmbyen replika në parlament për këtë çështje që shqetësoi dhe mblodhi në tubime protestuese qarqet mjekësore të vendit. Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se vendimi i gjykatës për pezullim do të zbatohet dhe në seanca të tjera qeveria do të shpjegojë pse testimet janë të nevojshme.

Opozita tha se testimi i mjekëve dhe infermierëve është një proces që po kalon përmes shkeljeve ligjore dhe nuk është rastësi që u pezullua nga gjykata deri sa të marrë një vendim në themel për këtë çështje. Deputetja Majlinda Bregu tha se gjykata e pezulloi dhe pse ajo u paraqit si një reforma më e rëndësishme në fushën e shëndetit.

Por nga ana tjetër, ministri Beqaj tha se në 5 vitet e fundit një e treta e trupës mjekësore në Shqipëri nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për të ushtruar profesionin dhe testimet janë të domosdoshme.

Urdhëri i infermierëve paditi në gjykatë urdhërin e ministrit të shëndetësisë për testimin e infermierëve. Gjyktata e pezulloi urdhërin dy ditë para se testi të zhvillohej këtë fundjavë, duke u shprehur se do të kryejë një gjykim të plotë për këtë çështje.

Testime janë urdhëruar edhe për mjekët, ndaj në pothuaj gjithë spitalet e vendit kanë nisur protesta, ku mjekët shprehin zemërimin, se si mund të merren në provime mjekë dhe infermierë të diplomuar dhe prej vitesh shërojnë mijëra qytetarë në kushte të vështira pune.

XS
SM
MD
LG