Lidhje

Ukrainë, vazhdon shkelja e armëpushimit


Ukraina njoftoi se dje kishte shënuar rastet e para të vrasjeve në tre ditë në lindje të vendit, ndërsa Presidenti Petro Poroshenko tha se kryengritësit e mbështetur nga Rusia po vazhdojnë ta shkelin marrëveshjen për armëpushimin që u arrit këtë muaj.

Zëdhënësi i ushtrisë ukarinase tha se tre ushtarë të forcave qeveritare u vranë dhe shtatë u plagosën në përleshjet me separatistët në lindje, gjë që nxorri në pah brishtësinë e armëpushimit.

Zoti Poroshenko tha se ushtria e tij është e gatshme të kthehet në linjën e parë të frontit nëse trazirat vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG