Lidhje

Vazhdojnë bisedimet bërthamore SHBA-Iran


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif po takohen për të dytën ditë në Zvicër për të diskutuar mbi programin bërthamor të Teheranit.

Ata u takuan për dy orë radhazi sot paradite në qytetin turistik Montreux dhe pas një ndërprerjeje, i vazhduan bisedimet pasdite.

Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, të ashtuquajturit P5 + 1, kanë afat deri më 31 mars për arritjen e një marrëveshjeje kornizë dhe deri më 1 korrik për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Sipas njoftimeve të medias shtetërore iraniane, zoti Zarif tha sot se Irani hyri në bisedime me "shumë sinqeritet" por nuk mund të lëshojë pe ndaj "kërkesave të pangopura dhe jologjike të palëve të përfshira në bisedime."

XS
SM
MD
LG