Lidhje

Klinton: Publikoni email-at


Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila u vu në qendër të kritikave për përdorimin e emalit të saj personal për çështje zyrtare gjatë periudhës kur ishte në post, thotë se i ka kërkuar Departamentit të Shtetit t’i publikojë emailet e saj.

Zonja Clinton shkruante mbrëmë në twitter se do që emailet e saj të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga Deparatmenti i Shtetit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ajo e theu heshtjen për këtë çështje, pasi u bë e njohur nga gazeta

the The New York Times, që shkruante se zonja Clinton mund të ketë shkelur ligjet federale, që kërkojnë arkivimin e dokumenteve zyrtare të qeverisë.

Çështja e emaileve të Hillary Clintonit u zbulua, ndërkohë që deri tani ajo është kandidatja kryesore e partisë demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, edhe pse ajo ende nuk e ka shpallur vendimin për të kandiduar.

XS
SM
MD
LG