Lidhje

Ekonomia amerikane në rritje


Gjatë muajit shkurt ra papunësia në SHBA dhe ekonomia amerikane krijoi 295,000 vende të reja pune.

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës thuhet se papunësia ra me 5,2 për qind, një shifër kjo 0, 2 për qind më e ulët se një muaj më parë dhe 1 për qind më pak se vitin e kaluar.

Më tepër vende pune u shtuan nga biznesi i restoranteve, rreth 59 mijë vende pune, pasuar nga industria e shërbimeve, që shtoi 51 mijë vende pune.

Megjithëse shifra e të papunëve ka rënë, mbeten ende 8.7 milionë njerëz të papunë, 1,7 milionë më pak se sa vitin e kaluar. 6.6 million amerikanë kanë punë me orar të reduktuar dhe kërkojnë punë me orar të plotë.

XS
SM
MD
LG