Lidhje

Lufta kundër ISIS në Irak


Ushtria irakiane

Ushtria irakiane

Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat irakiane kanë dëbuar luftëtarët e Shtetit Islamik nga qyteti al-Bagdadi,pranë një baze ushtarake ku forcat amerikane po stërvisin ushtarët irakianë. Forca e përbashkët speciale tha se trupat irakiane dhe luftëtarët fisnorë të rajonit Anbar e spastruan me sukses qytetin nga militantët e Shtetit Islamik, duke rimarrë stacionin e policisë dhe tre ura mbi lumin Eufrat. Militantët kishin kontrollin e urave që nga shtatori i vitit të kaluar. Në një zhvillim tjetër, gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey tha dje se ishte i shqetësuar rreth shtimit të ndikimit iranian në Irak nëpërmjet mbështetjes për grupet e armatosura të sektit shiit.

XS
SM
MD
LG