Lidhje

Vrasja e udhëheqësit Nemtsov


Rusia ka ndaluar dy të dyshuar për vrasjen e udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov. Shefi i sherbimit rus të sigurisë e bëri njoftimin sot në televizionin shtetëror. Zoti Alexander Bortnikoy tha se dy individë, Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev, që të dy nga zona problematike e Kaukazit Verior, dyshohen si autorë të krimit. Nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre akuzohet se qëlloi me armë. Vrasja më 27 shkurt e kritikut të njohur të qeverisë në një zonë pranë Kremlinit tronditi vendin. Opozita ka fajësuar qeverinë, me dyshime serioze se vrasja e Nemtsov-it ka qenë urdhëruar si hakmarrje për kritikat e tij të ashpra ndaj presidentit Vladimir Putin. Një prej aleatëve më të afërt të Nemtsov-it në opozitë, Ilya Yashin, shprehu skepticizëm në Facebook pas njoftimit për arrestimet. Ai thotë se është e vështirë për të gjykuar nëse ata ishin autorët e vërtetë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG