Lidhje

Goditet baza e OKB-së në Mali


Tre vetë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketë ndaj një baze të Kombeve të Bashkuara në Mali.

Në një deklaratë të OKB-së thuhet se më shumë se 30 raketa u hodhën kundër kompleksit të paqeruajtëse të OKB-së në qytetin Kidal, duke vrarë një paqeruajtës dhe duke plagosur tetë ushtarë të tjerë. U sulmua gjithashtu një kamp për nomadët arabë aty pranë, ku mbetën dy të vdekur dhe katër të plagosur. Zyrtarët thonë se paqeruajtësit iu përgjigjën zjarrit menjëherë. Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për sulmin e sotëm. Sulmi vjen një ditë pasi persona të armatosur vranë të paktën pesë vetë dhe plagosur disa të tjerë në një restorant të kryeqytetit Bamako.

XS
SM
MD
LG