Lidhje

8 mars, shënohet një viktimë grua


Në Shqipëri, dhuna ndaj gruas në familje ka shënuar sot një viktimë tjetër, pikërisht në ditën ndërkombëtare të grave. Një 30 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në fshatin Aliaj, të Malësisë së Madhe, rreth 5 kilometra larg Koplikut.

Policia njoftoi se bashkëshorti vrau veten dhe se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Ndërkohë, rreth mesnatës së kaluar, një 20 vjeçare u vra në vendin e quajtur Kryebushat, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes disa personave, që policia thotë se i ka identifikuar.

Dhuna ndaj grave vazhdon të njohë rritje dhe viktima në Shqipëri. Vetëm në rajonin e Shkodrës, gjatë vitit të kaluar, 74 gra morën urdhër mbrojtjeje të menjëhershme nga Gjykata, për shkak të dhunës që ushtrohej ndaj tyre nga burrat. Por, sipas shoqatave joqeveritare, situata është edhe më e rëndë, sidomos në zonat malore. Shkaqet, sipas tyre, janë mentaliteti, vështirësitë e jetesës dhe pamundësia e shoqatave joqeveritare për të vepruar në zonat malore në Veri të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG