Lidhje

Shfaqja e përvitshme e Rodeos në Hjuston


Çdo vit, sezoni i rodeos në Hjuston fillon me një paradë në qendër të qytetit. Pjesëmarrësit duhet të udhëtojnë me kuaj nëpër autostrada dhe rrugë të asfaltuar të qytetit për arritur këtu.Tim Braunadel erdhi këtu me një grup nga një zonë rurale në veri të qytetit.

"Ardhja këtu çdo vit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ne pasi vetëm gjetja e një ndalese të sigurtë për pushim në anë të rrugës është bërë shumë e vështirë".

Por këta pjesëmarrës nuk flenë në të ftohtë, ashtu siç kanë bërë kaubojsat në të kaluarën.

James Money erdhi këtu nga qyteti Booth i Teksasit, rreth 45 kilometra larg dhe natën flinte në një rimorkio të rehatshme.

"Nuk e di nëse ne jemi aq të apasionuar si ata të vjetrit. Për ta bërë këtë duhet të kemi një farë rehatie".

Një ditë para paradës, kaubojsat ndalojnë në pikën e fundit të pushimit në Parkun e Hjustonit. Këtu, ata mund të pushojnë dhe të praktikojnë aftësitë e tyre të kalorsit.Ekziston edhe një ceremoni e çmimeve. Në mesin e spektatorëve ishte një turiste nga Gjermania, Charoula Perlwitz.

"Është shumë mirë të shohësh pak kulturën e këtij rajoni dhe atmosferën këtu në Teksas".

Fituesi i madh në ceremoninë e çmimeve ishte grupi Texas Independence Trail Ride nga Brazoria e Teksasit. Në mesin tyre ishte edhe Joey Bollano.

"Është grupi më i mirë nga ana e organizimit, kalërimit, sigurisë dhe gjithçka".

Tradita është elementi më i rëndësishëm i kalërimit në grup për kaubojsin Ed Kowis.

"Kjo është pjesë e trashëgimisë sime. Babai im ishte kaubojs dhe fermerë; babai i tij gjithashtu, ne të gjithë kemi qenë në këtë zonë të Hjustonit. Pra, duhet ta vazhdojmë traditën".

Shumica e pjesëmarrërse nuk janë blegtorë, por duhet të kujdesen për kafshët e tyre gjatë gjithë vitit.

Dhjetë-vjeçari K'ven thotë se ai e bën këtë punë në shtëpi, edhe pse motrat e tij nuk janë dakord me të.

"Ai nuk kalëron me kuajt e tij në shtëpi. Ai nuk bënë asgjë me kuajt e tij në shtëpi", thonë motrat e K’ven-it.

"E bëjë punën! E bëjë!", thotë K’veni.

Kalorësit e grupit Barn Bunch sjellin me vete një fuçi të posaçme që e përdorin për të ndezur zjarr për ngrohje gjatë netëve të ftohta.

Udhëheqësja e këtij grupi, Dafney Johnson, thotë se udhëtim një-javor mund të jetë i mundimshëm.

"Nga e mërkura, të gjithë thonë:" Mezi presim që këtij udhëtimi t’i vijë fundi. Pastaj kur arrijmë në park themi: "Udhëtim do të mbarojë shumë shpejt dhe të dielën, fillojmë planifikimin për udhëtimin e vitit tjetër.”

Johnson thotë se kënaqet duke kaluar kohën çdo vit me të tjerët që u pëlqen të shijojnë jetën e kaubojsit.

XS
SM
MD
LG