Lidhje

Aksidenti me helikopterin e ushtrisë amerikane


Zyrtarë të ushtrisë amerikane thonë se vazhdojnë kërkimet për mbetjet e një helikopteri të ushtrisë amerikane që u rrëzua në brigjet e Floridës me 11 ushtarë në bord.

Një zëdhënës i Bazës Ajrore Eglin në Florida tha se deri tani janë gjetur trupa dhe copa, që mendohet se i përkasin helikopterit që u rrëzua mbrëmë gjatë udhëtimit për në bazë.

Ndër ushtarët që ishin në bord kishte shtatë marinsa që kryenin shërbimin ushtarak në një bazë në Karolinën e Veriut si dhe katër pjesëtarë të Gardës Kombëtare, nga një njësi me bazë në Luiziana.

Autoritetet thonë se në momentin e rrëzimit një mjegull e dendur kishte mbuluar zonën.

XS
SM
MD
LG