Lidhje

Grabitje spektakolare në Francë


Paris Fashion Miu Miu
Paris Fashion Miu Miu

Një grabitje e ngjashme me skenaret e filmave me dedektivë është zhvilluar sot në Francë. 15 persona të armatosur, siç njoftojnë autoritetet franceze, ndaluan dy furgonë që po transportonin bixhuteri të çmueshme, larguan me forcë shoferët dhe vodhën objektet e vlefshme. Hetuesit kanë gjetur furgonët, që ishin djegur dhe braktisur në rrugën që lidh Parisin me Lionin.

Asgjë gjurmë nuk është gjendur ende nga bizhuteritë me vlerë prej miliona eurosh, dhe as nga grabitësit që tani janë objekt i një operacioni të gjerë kërkimor nga policia.

Grabitja i ngjan operacioneve që ndërmerrte banda Pantera Rozë, e cila që nga viti 1999, sipas Interpolit, mendohet të ketë grabitur objekte me vlerë 330 milionë euro.

Në Francë kryhen grabitje të shumta bizhuterish, disa prej tyre të realizuara me operacione spektakolare, në mes të ditës dhe në lagjet e zhurmshme të qytetit. Ndoshta për këtë arsye edhe shumë romane e filma policorë e gjejnë frymëzimin në rrugët e kryeqytetit francez.

XS
SM
MD
LG