Lidhje

Hetimet për vrasjen e Nemtsovit

Police escort a man believed to be one of five suspects in the killing of Boris Nemtsov in a court room in Moscow, Russia, Sunday, March 8, 2015. Five suspects in the killing of prominent Russian opposition figure Boris Nemtsov have been delivered to the

Një anëtar i këshillit të Kremlinit për të drejtat e njeriut thotë se ka arsye të besohet se i dyshuari kryesor për vrasjen e Boris Nemtsovit ka pranuar fajësinë nën tortura.

Andrei Babushkin tha sot për shtypin se kishte vërejtur “një numër plagësh” në trupin e Zaur Dadayevit, gjatë një vizite në qelinë e të burgosurit dje.

Babushkin shkruan në faqen e tij elektronike se “ka vend për të besuar” se Dadayev dhe i dyshuari tjetër janë torturuar gjatë mbajtjes nën arrest. Ai dhe një tjetër anëtar i këshillit shprehen se besojnë që Dadayev ka rrëfyer fajësinë pasi është torturuar.

Ndërkaq, një gazetë e Moskës njofton se i dyshuari e ka tërhequr dëshminë. Gjithsej pesë vetë janë ndaluar dhe marrë në pyetje lidhur me vrasjen më 27 shkurt të udhëheqësit të opozitës ruse Boris Nemtsov.

XS
SM
MD
LG