Lidhje

Propaganda pro-Putinit në Rusi


Russian President Vladimir Putin, center, arrives at a meeting with participants in the youth educational forum at the Seliger youth camp near Lake Seliger, some 450 kilometres (281 miles) northwest of Moscow, in Tver region, Russia, Friday, Aug. 29, 2014
Russian President Vladimir Putin, center, arrives at a meeting with participants in the youth educational forum at the Seliger youth camp near Lake Seliger, some 450 kilometres (281 miles) northwest of Moscow, in Tver region, Russia, Friday, Aug. 29, 2014

Ndërkohë që shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me situatën në Ukrainë dhe ekonomia ruse po përjeton probleme në rritje, grupe joqeveritare në vend janë mobilizuar në mbështetje të Presidentit Vladimir Putin. Korrespondenti Daniel Schearf na njeh nga Moska me një organizatë rinore të quajtur CET që do të thotë “Rrjeti”, e cila përdor artin për të tërhequr të rinj me propagandën e saj patriotike:

Grupi rus CET, apo Rrjeti, e prezanton veten si një projekt rinor për të ndihmuar të rinjtë të realizojnë potencialin e tyre krijues. E vetmja kërkesë, thotë menaxherja Anastasia Melnik, është mbështetja pa kushte e Presidentit Putin:

“Ne mbështesim çfarëdo që bën zoti Putin. E kemi dëshmuar këtë me veprat tona: Për shembull me kartolina, piktura, filma. Kur Putini u bë president, për herë të parë ne nuk ndjenim më turp për vendin tonë. Kemi fituar krenari dhe vetëbesim”.

Organizata nuk pranon të thotë kush e sponsorizon, por e ka bërë të qartë axhendën e saj. Ajo bashkon të rinj të talentuar të cilët i sjell në Moskë për të ushtruar talentet e tyre që shërbejnë më së shumti për të lavdëruar Presidentin Putin ose për të kritikuar Shtetet e Bashkuara.

“Mesazhi ynë është se Amerika përpiqet të influencojë dhe të ndërhyjë. Po ashtu dërgojmë mesazhin se duhet parandaluar lufta e tretë botërore. Kjo pikturë titullohet “Suvenir i Vjetëruar” – pushka është suveniri”.

Por nuk ka dyshim se veprimet ruse në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë e kanë rritur popullaritetin e Presidentit Putin në vend.

Ndërkaq, imazhi i Rusisë në arenën ndërkombëtare dhe ekonomia ruse kanë rëndë dukshëm. Rubla është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore. Anna Kredenko është stiliste në organizatën CET. Ajo ka krijuar një linjë rrobash të frymëzuar nga rubla dhe thotë se e mbështet presidentin dhe mund ta përdorë imazhin e tij në koleksionin e ardhshëm.

“Putini tani përfaqëson Rusinë. Ai është udhëheqësi i Rusisë. Ai është një personalitet i fortë dhe respektohet në të gjithë botën”.

Anëtari i CET-it Ilya Galkov ka krijuar një lojë letrash që bazohet në një teori komploti se Departamenti i Shtetit kontrollon veprimet e udhëheqësve botërore dhe opozitës ruse.

“Udhëheqësi në lojën tone është individi më i sjellshëm nga të gjithë individët në lojë”.

Por disa grupe pro-Putinit nuk janë shumë të sjellshme.

Organizata rinore “Nashi” që i parapriu CET-it, ishte famëkeqe për ndërhyrjet e saj për të penguar tubime dhe fjalime liberale.

Një tubim i opozitës u ndërpre këtë muaj nga një grup i ri i quajtuar “Anti-Maidan”, i cili është zotuar të vazhdojë aksionet e tij me synimin për të mos lejuar në Rusi një revolucion të ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë, për të cilin fajëson Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG