Lidhje

Raketa e Nasa-s


Members of the media gather around the five-segment solid rocket motor before it undergoes a static test fire at the Orbital ATK facility in Promontory, Utah, March 11, 2015.

Members of the media gather around the five-segment solid rocket motor before it undergoes a static test fire at the Orbital ATK facility in Promontory, Utah, March 11, 2015.

Motori më i madh në botë për raketa është vënë në provë sot për dy minuta gjatë një testimi në shtetin Utah, duke shënuar kështu një tjetër arritje në sistemin e ri të NASA-s për lëshimin e raketave në hapësirë.

Raketa e re do të përdoret për të lëshuar në hapësirë mjete të reja të teknologjisë së ardhëshme për eksplorime, si përshembull fluturimet drejt planetit Mars.

Inxhinierët nga kompania kontraktuese e NASA-s Orbital ATK, që ndërtuar dhe testuan motorin, thanë se ishin të kënaqur me rezultatet. Fuqia e përftuar nga ky motor është e barabartë me 14 avionë Boeing të tipit 747 gjatë ngjitjes së avionit në ajër.

Fluturimi i parë me këtë motor është parashikuar në vitin 2018 ndërkohë që udhëtimet e para me ekuipazh drejt hapësirës pritet të fillojnë në vitin 2021.

XS
SM
MD
LG