Lidhje

Papa Françesku, dy vjet në krye të Vatikanit


Papa Françesku po lë të kuptohet se nuk do jetë në krye të Kishës Katolike për një kohë të gjatë.

Ndërsa shënonte përvjetorin e dytë, Ati i Shenjtë citohej nga televizioni meksikan Televista të thoshte se ndoshta nuk do ta drejtojë komunitetin katolik për më shumë se pesë vjet.

Ai tha se i pëlqen të jetë Papë por i mungon liria dhe gjëra të tilla si për shembull të shkojë në një piceri pa rënë në sy.

Me rastin e vitit të dytë si Papë, 78 vjeçari shpalli një “Vit të Jashtëzakonshëm të Shenjtë të Mëshirës”, duke filluar nga 8 dhjetori.

XS
SM
MD
LG