Lidhje

Obama: Arsimi i lartë, shumë i rëndësishëm


Presidenti Barack Obama thotë se një diplomë universitare është “mënyra më e sigurt për të hyrë në klasën e mesme” por “pikërisht në një kohë kur është më e rëndësishme se kurrë”, të marrësh një diplomë “është bërë më e kushtueshme se kurrë”.

Presidenti Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se administrata e tij ka bërë përpjekje të mëdha që ta bëjë universitetin më të përballueshëm dhe këtë javë bëri publike një tjetër rrugë për të ndihmuar amerikanët që të mund të përballojnë financiarisht studimet universitare pa shtuar “shpenzime të reja apo masa të tjera burokratike”.

Karta e të drejtave për Ndihmën Financiare të Studentit është një “Deklaratë e thjeshtë e vlerave”, siç tha presidenti, sipas së cilës “çdo student meriton qasje tek një arsim cilësor, i përballueshëm” dhe përdorim të burimeve për të paguar për universitet dhe një plan të pranueshëm për të larë kreditë për studimet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG