Lidhje

Bie intensiteti i luftimeve në Ukrainë


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se ka pasur një “zbutje graduale” në luftimet me separatistët e mbështetur nga rusët në Lindje, duke përmendur disa ditë pa viktima gjatë ditëve të fundit.

Por zoti Poroshenko i tha një televizioni ukrainas se nëse luftimet ndizen përsëri, Ukraina “do të marrë menjëherë armë” nga disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat ai nuk i përmendi me emër.

Franca dhe Gjermania janë kundër dërgimit të armëve si ndihma në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara po japin 75 milionë dollarë ndihmë shtesë jo ushtarake për Ukrainën, por nuk ka premtuar armë.

XS
SM
MD
LG