Lidhje

Ferguson, arrestohet i dyshuari për plagosjen e 2 policëve


Policia në Ferguson, një rrethinë e qytetit St. Louis në Mizuri arrestoi 20 vjeçarin Jeffrey Williams në lidhje me hapjen zjarr dhe plagosjen e dy policëve gjatë një proteste para policisë.

Prokurori i St. Louis, Robert McCulloch tha se nuk është e qartë nëse i dyshuari kishte vënë në shënjestër policët kur kishte hapur zjarr dhe se i dyshuari përballet me akuza për sulm në shkallë të parë.

Incidenti ndodhi të enjten në mëngjes, pak orë pasi shefi i policisë së qytetit dha dorëheqjen pas një raporti të Departamentit të Drejtësisë ku akuzohej ky departament për veprime që tregojnë shenja racizmi.

Një nga oficerët u godit në shpatull dhe tjetri në fytyrë. Të dy pritet që ta marrin veten plotësisht.

XS
SM
MD
LG