Lidhje

AI: Forcat siriane kanë vrarë civilë në Raka


Organizata Amnesty International tha se forcat siriane kanë vrarë civilë gjatë sulmeve ajrore në qytetin Raka nëntorin e kaluar duke shkelur ligjin e të drejtave të njeriut.

Në raportin e organizatës thuhej se nga sulmet u vranë 115 civilë.

Amnesty mori dëshmi nga banorë dhe aktivistë vendës, të cilët thanë se avionët kishin goditur zona ku nuk kishte objektiva ushtarake apo militantë të Shtetit Islamik.

Amnesty thotë se këto sulme ishin ose bombardime të drejtpërdrejta kundër civilëve pa dallim, ose goditje të tepruara – të gjitha këto të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e nejriut.

Raka është një pike e fortë e Shtetit Islamik, por Amnesty tha se kjo nuk I jep qeverisë arsye për ta bombarduar qytetin sikur ai të ishte i populluar vetëm nga militantët.

XS
SM
MD
LG