Lidhje

A po rudhet Shteti Islamik?


Me hapa të ngadalta, por të sigurta, përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të koalicionit janë duke ndikuar negativisht tek i vetëshpalluri “Shtet Islamik”. Megjithatë, zyrtarë dhe analistë thonë se grupimi ekstremist është ende larg shpërbërjes.

Për irakenët që luten për shkatërrimin e Shtetit Islamik, festime të tilla janë të mirëpritura.

E megjithatë, ndërkohë që luftimet vazhdojnë, ekspertë të terrorizmit si zoti Berger, janë kundër optimizmit të parakohshëm.

“Mendoj se është tepër herët për të thënë se balanca po ndryshon... Ajo ç’ka është më e rëndësishme për ta është të mbajnë qytetet Mosul dhe Raqqa. Do të duhet të pësojnë shumë humbje në këto dy qytete përpara se të fillojë lëkundja e vetëbesimit të tyre”, thotë J.M.Berger, i Institutit Brookings.

Zoti Berger dhe analistë të tjerë thonë se ndërkohë që ndoshta vërtet kufijtë e Shtetit Islamik po rudhen, asnjë nga fitoret e forcave irakene, kurde, apo milicive shiite, nuk kanë i janë afruar goditjes fatale.

Zhurmat për mosmarrëveshje brenda grupimit apo ekzekutimet e dezertorëve të mundshëm të Shtetit Islamik, ndoshta janë ekzagjeruar.

“Fakti që janë duke ekzekutuar disidentët e brendshëm, për mendimin tim, nuk është shenjë dobësie. Është tregues i një regjimi totalitar dhe të mënyrës se si ata qeverisin,” thotë zoti Christopher Harmer, i Institutit për Studimin e Luftës.

Ai shton se gjithashtu nuk përbën ndonjë avantazh vendosja e Shtetit Islamik në pozicione mbrojtëse.

“Avantazhi i tyre qëndron në shfrytëzimin e eksplozivëve të improvizuar, të sulmeve vetëvrasëse me njerëz dhe makina; të gjitha këto gjëra që i shkaktuan kaq shumë telashe makinerisë amerikane të luftës në Irak. Kjo do të jetë pothuajse e pamundur për t’u mposhtur nga forcat peshmerga dhe ato irakene të sigurisë.”

Për momentin, zyrtarë të lartë të shërbimeve amerikane të zbulimit i qëndrojnë larg shkruajtjes së një epitafi.

“Mendoj se po shohim disa shenja serioze të dëmtimit të ISIS. Kjo nuk do të thotë se e ka humbur fuqinë”, thotë John Brennan, drejtor i CIA-s.

Frika është se sa më shumë që Shteti Islamik të goditet, aq më gjakësor dhe i rrezikshëm do të bëhet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG