Lidhje

Nevoja e refomimit të Islamit


Ndërsa militantët në Lindjen e Mesme kryejnë sulme ndaj personave të besimeve të tjera dhe shkatërrojnë objekte me vlera historike, të cilësuara si jo-islamike, në Amerikë po zhvillohet një debat i ndezur lidhur me rrënjët fetare të veprimeve të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës për çështje fetare, Jerome Socolovsky, njofton:

Në shekullin e 16-të protestantët filluan një fushatë për shkatërrimin e statujat që ishin objekte kulti.

Militantët në Irak kanë shkatërruar thesare të paçmuara, që ata i konsiderojnë si jo-islamike, duke duke ngjallur indinjatë në mbarë botën.

“Nuk jemi në vitin 1015, jemi në 2015-ën. Ndërsa unë jam duke folur, njerëzit kryqëzohen, digjen të gjallë, u pritet koka…”

Senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham drejtoi një seanacë Senati me fokus tek grupi militant “Shteti Islamik”. Udhëheqësi i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, thotë se është “kalif” i perandorisë së krijuar myslimane.

Aktivisti i krishterë konservator Jay Sekulow mendon se kjo thënie e islamikëve është autentike.

“Kështu e quajnë ata veten, kalifatë. Khalifa Ibrahim mendon se ai është udhëheqësi i islamit në mbarë botën. Pra çfarëdo që duam t’i t’i quajmë ata, në një sens është diçka pa lidhje, sepse ata të tillë janë.”

Ndërsa ligjvënësit gjenden në vështirësi se si duhet t’i përgjigjen grupeve ekstremiste, ekziston një debat më i gjerë lidhur me çështjen në se ata duhet të shihen si pjesë e Islamit, apo si një devijim i besimit të tyre.”

“Sipas meje, këtu kemi të bëjmë me marrjen peng dhe shfrytëzimin e fesë”.

Profesori i studimeve islamike John Esposito, thotë se urdhëri në Kuran “për vrasjen e jobesimtarëve, kudo që ata gjenden”, nxirret jashtë kontekstit nga ekstremistët.

“Kur ky shkrim i shenjtë u shpreh, ai nuk kishte të bënte fare me të krishterët, apo me hebrejtë. Kishte të bënte me banorët paganë të Mekës, të cilët në atë kohë persekutonin myslimanët. Sipas këtyre shkrimeve, Zoti dhe Kurani i thonte atyre: Në se ata ju luftojnë, ju duhet t’i kundërpërgjigjeni.”

Disa komentatorë argumentojnë se islamit i nevojitet një reformizëm i tipit të protestantëve, që të hedhë poshtë interpretimin tradicional të shkrimeve të shenjta.

“Ata duhet të thonë: “Islami ka nevojë të reformohet”. Nganjëherë unë u them miqve të mi myslimanë, se ajo që ata thonë është që duhet të ndodhë genocidi, ose diçka e ngjashme. Sepse ne mendojmë për reformimin si iluminizëm, duke i harruar luftrat njëqindravjeçare.”

Historia europiane, sigurisht që ka pjesën e vet të konflikteve sektare. Sepse diçka që kapërcen kufijtë e kohës dhe të besimit, thotë Esposito, është shfrytëzimi i fesë për të legjitimuar pushtetin politik dhe luftrat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG