Lidhje

Zonja e Parë në Japoni - Nisma për arsimimin e grave


U.S. first lady Michelle Obama, right, is greeted by an unidentified Japanese official upon her arrival at Haneda International Airport in Tokyo, March 18, 2015.
U.S. first lady Michelle Obama, right, is greeted by an unidentified Japanese official upon her arrival at Haneda International Airport in Tokyo, March 18, 2015.

Zonja e Parë amerikane Michelle Obama, ndodhet për një vizitë tri-ditëshe në Japoni, përmes së cilës synon të theksojë nismën globale për arsimimin e grave.

Zonja Obama pritet të njoftojë partneritetin mes SHBA dhe Japonisë për nismën globale “Ti lëmë vajzat të mësojnë”.

Programi synon të ndihmojë në arsimimin e 62 milionë vajzave në mbarë botën, që të vazhdojnë shkollën. Programi do të shtrihet në 11 vende, Kamboxhia,Shqipëri, Benin, Burkina Faso, Gjeorgji, Gana, Moldavi, Mongolia, Mozambik, Togo dhe Uganda.

Gjatë qëndrimit në Tokio sot dhe nesër, zonja Obama do të takohet me kryeministrin Shinzo Abe dhe me gruan e tij, Akie. Ajo pritet të takohet edhe me perandorin dhe perandoreshën e Japonisë dhe të premten do të shkojë në qytetin turistik Kioto.

Vitin e kaluar Zonja e Parë nuk mundi të shoqërojë presidentin Obama në vizitën e tij në Japoni dhe vizita e saj tani shihet si përpjekje për të kompensuar mungesën e saj një vit më parë.

XS
SM
MD
LG