Lidhje

Herzog jo koalicion me Netanyahun


Isaac Herzog, drejtuesi i partisë “Unioni Zionist”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare në Izrael, thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet qeverisë së re të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Zoti Herzog tha në një intervistë se partia “Unioni Zionist” do të jetë një forcë e opozitës, e cila do “t’i kundërvihet qeverisë së krahut të djathtë”.

Partia Likud e zotit Netanyahu siguroi 30 prej 120 vendeve të Parlamentit të zgjedhje, ndërsa partia “Unioni Zionist” fitoi 24 vende, duke i krijuar mundësinë zotit Netanyahu për një mandat të katërt.

Zoti Netanyahu thotë se ka në plan ta formojë qeverinë në 2-3 javët e ardhshme dhe tashmë ai ka zhvilluar bisedime me partitë më të vogla për të patur 61 vendet e nevojshme në Parlament, që i nevojiten për të qeverisur vendin.

XS
SM
MD
LG