Lidhje

Takim aziatik mbi uljen e tensioneve


Ministrat e Jashtëm të Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë u takuan në Seul sot për bisedime që kanë si synim zbutjen e tensioneve rajonale shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre territoriale dhe historike.

Tre kryediplomatët u takuan pas një sërë kontaktesh dypalëshe për bisedimet e para zyrtare që nga prilli 2012.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve, ata ranë dakord që të mbajnë një takim trepalësh të nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të tyre, në një moment të përshtatshëm. Bisedime të një niveli të tillë nuk janë mbajtur që prej tre vjetësh.

Megjithë lidhjet e forta ekonomike, marrëdhëniet mes tre vendeve kanë mbetur të ftohta për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale me Kinën dhe acarimeve që e kanë origjinën që tek kolonizimi i Koresë nga Japonia dhe pushtimi i disa pjesëve të Kinës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG