Lidhje

Tiranë, protesta kundër ndotjes së mjedisit


Protesta kundër ndotjes së mjedisit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:14 0:00

Në Tiranë, veprimtarë pro mjedisit protestuan sot para kryeministrisë kundër ndërtimeve të kullave shumëkatëshe poshtë digës së liqenit artificial. Ata pohuan se ato ndërtuan janë të rrezikshme dheshkelin çdo ligj të digave, mjedisit dhe urbanistikës. Protestuesit u kërkuan zyrtarëve të ndalojnë ato ndërtime në të vetmen zonë të pastër të kryeqytetit.

Protesta kundër ndotjes së mjedisit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:14 0:00

Veprimtarë të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit zhvilluan sot një tjetër tubim proteste para kryeministrisë kundër ndërtimeve shumëkatëshe poshtë digës së liqenit artificial. Dhjetëra të rinj dhe banorë të Tiranës i kërkuan qeverisë të ndalojë shkatërrimin e parkut të liqenit artificial.

Aktualisht aty po ndërtohen me shpejtësi një grup pallatesh të larta që po rrezikojnë edhe carjen e digës së liqenit. Ata u bënë thirrje autoriteteve që të ndalojnë ndërtimin e atyre kullave shumëkatëshe, sepse një proces gjyqësor ka nisur kundër ndërtuesve që po shkelin disa ligje të shtetit shqiptar.

Veprimtarët pohuan se ligjet ndalojnë ndërtimin e pallateve poshtë digave, sepse rreziku është i ndërsjelltë, si për banorët ashtu edhe për digën e liqenit. Qytetarët folën me shqetësim për pakësimin e mëtejshëm të hapësirave natyrore, ndërsa ndërtimet po pushtojnë çdo zonë të gjelbër.

Protestat e vazhdueshme prej disa javësh iu drejtuan kryetarit të bashkisë, të qeverisë dhe të parlamentit si dhe presidentit të Republikës për të shpëtuar të vetmen zonë të gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit shqiptar. Madje, sipas tyre, punimet duhet të ishin ndaluar qysh ditën e parë, sepse shkelin hapur disa ligjesh për mbrojtjen e mjedisit, digave dhe të urbanistikës.

Veprimtarët e mjedisit protestuan edhe para bashkisë një javë më parë, sepse ajo miratoi ndërtimet, që po ecin me shpejtësi, duke betonizuar territorin dhe prerë pemët në hapësira disa dhjetëra dynymë. Parku i liqenit artificial ka mbetur zona e fundit me pemë dhe gjelbërim në kryeqytetin shqiptar, ku ndotja e ajrit është shumë herë më e lartë se nivelet e lejuara nga Bashkimi Europian.

XS
SM
MD
LG