Lidhje

ISIS, thirrje për vrasjen e ushtarëve amerikanë


Korpusi i marinsave në Shtetet e Bashkuara po bën thirrje për vigjilencë pasi grupi Shteti Islamik publikoi në internet një listë që thotë se përmban emrat, adresat dhe fotografitë e 100 pjesëtarëve të personelit ushtarak amerikan dhe nxiti përkrahësit e vet në Shtetet e Bashkuara që t’i vrasin ata.

Zëdhënësi i korpusit tha se marinsat dhe familjet e tyre inkurajohen që të kenë kujdes me gjurmët që lënë në internet dhe mediat sociale dhe të sigurohen që të kufizojnë informacionin personal që bëjnë publik.

Pentagoni thotë se po bën hetime dhe se vazhdimisht i inkurajon ushtarakët që të marrin masat e duhura mbrojtëse.

XS
SM
MD
LG