Lidhje

Perëndimi dhe dërgimi i armëve në Ukrainë


Komandanti ushtarak i NATO-s, gjenerali i forcës ajrore Philip Breedlove thotë se perëndimi duhet të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të armëve mbrojtëse në Ukrainë për ta ndihmuar t’i bëjë ballë rolit të vazhdueshëm të Moskës në mbështetjen e separatistëve pro-rusë që po luftojnë kundër forcave të Kievit.

Gjenerali Breedlove tha në një konferencë në Bruksel se mendon se “nuk duhet përjashtuar mundësia e përdorimin të asnjë mjeti në dispozicion të Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera”.

Por ai e pranoi se dërgimi i armëve në Kiev mund të destabilizonte vendin në klimën e shqetësimeve për zbatimin e një armëpushimi të brishtë mes kryengritësve pro-rusë dhe trupave ukrainase në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG