Lidhje

SHBA tërheqin personelin nga Jemeni


Kryengritësit shiitë Houthi kanë marrë nën kontroll qytetin Taiz në qendër të Jemenit, një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në vendin e Gadishullit Arabik.

Milicët Houthi që janë kundër Presidentit të Jemenit, Abd Rabbu Mansour Hadi, një aleat i Shteteve të Bashkuara morën nën kontroll aeroportin ushtarak të qytetit pa hasur rezistencë nga autoritetet lokale dje vonë.

Ndërsa kriza thellohet, Shtetet e Bashkuara tërhoqën të gjithë personelin nga Jemeni, një ditë pasi sulmet vetëvrasëse shkaktuan vdekjen e të paktën 137 personave në dy xhami në kryeqytetin Sana’a të kontrolluar nga kryengritësit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë dje se zhvendosja e përkohëshme ishte bërë për shkak të “gjendjes së përkeqësuar të sigurisë në Jemen”.

Rreth 100 forca speciale ishin stacionuar në bazën ajrore al-Anad në jug nga ku Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme me avionë të telekomanduar kundër objektivave të al-Kaidës brenda Jemenit.

XS
SM
MD
LG