Kosova është vendi i tretë me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në një vit kur numri i përgjithshëm i tyre u rrit me 44 për qind.
Sipas zyrës së statistikave të BE-së, Eurostat, në vitin 2014, numri i azilkërkuesve në BE arriti në 626 mijë, shifra më e lartë që nga maksimumi prej 672 mijësh në vitin 1992.
191 mijë më shumë persona kërkuan azil në vendet evropiane në 2014 sesa vitin e mëparshëm.
Mes 37, 900 azilkërkuesve nga Kosova, më shumë se gjysma kërkuan këtë status në Hungari. Kjo shifër shënon një rritje prej 87 për qind në krahasim me 2013-ën. Shqipëria është në vend të 11 me 16, 805 një shifër 51.7 për qind më e lartë se në 2013 ndërsa Maqedonia, në vend të 19, ka pasur 10, 330 azilkërkues një shifër më e ulët sesa në vitin e mëparshëm.
Refugjatët sirianë janë në krye të listës me 122, 800 refugjatë nga 50 mijë në vitin 2013.
Grupi i dytë më i madh ishin afganët me 41, 300 azilkërkues.